Shtohen radhët e kuqezinjve, 3 talente nga Maqedonia zgjedhin Shqipërinë

Shtohen radhët e kuqezinjve, 3 talente nga Maqedonia zgjedhin Shqipërinë

11:37, 14/08/2018

Besir Ramadani i Shkupit dhe dy futbollistët e Shkëndijës, Omar Imeri dhe Arbin Zejnullai, do të përfaqësojnë Shqipërinë.

Ata kanë zgjedhur të jenë pjesë e Kombëtares së drejtuar nga Alban Bushi.

Sipas “Infosport.mk” të tre futbollistët, shqiptarë të Maqedonisë, pritet të ftohen nga trajneri i Kombëtares U-21 Alban Bushi. 

Lista e të ftuarve të Kombëtares U-21 pritet të bëhet publike në ditët në vijim në kuadër të përgatitjeve të kualifikueseve për Europianin e vitit 2019 që do të zhvillohet në Itali.

Më 6 shtator, djemtë e Alban Bushit do të kenë përballë Spanjën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco