Tifozët e Arsenalit ‘masakrojnë’ Granit Xhakën: Është i mbaruar, largojeni!

Tifozët e Arsenalit ‘masakrojnë’ Granit Xhakën: Është i mbaruar, largojeni!

11:21, 14/08/2018

Granit Xhaka ndjeu zemërimin e tifozëve të Arsenalit pas ndeshjes së tij të dobët kundër Manchester Cityt, deri në pikën sa shumë prej tyre kërkojnë “kokën” e tij.

Mesfushori i Kombëtares zvicerane bëri një Botëror fantastik me helvetët përpara se të vendosej nën urdhrat e trajnerit të ri Unai Emeri këtë sezon.

Xhaka e nisi titullar përkrah Mateo Guenduzit superndeshjen e javës së parë kundër Manchester Cityt të dielën, por nuk arriti të bindë në ndeshjen e parë të “Topçinjve” në “Emirates”.

Shumë topa lehtësisht të humbur në mënyrë të përsëritur dhe e ekspozoi veten ndaj presingut të kundërshtarit në qendër të mesfushës.

Tifozët i kanë dalë kundra, duke e sulmuesi lojtarin me origjinë shqiptare.

“Xhaka nuk ka qenë kurrë dhe nuk do të jetë i denjë për Arsenalin”, shkruante një prej tifozëve në “Twitter”.

Ndërsa një tjetër tregohej edhe më i ashpër: “Xhaka është me të vërtetë mesfushori më i dobët që kam parë tek Arsenali në 25 vitet e fundit. I ngadaltë, i pavendosur, taktikisht i pasaktë, nxit në mënyrë konstante presion ndaj skuadrës dhe shkëlqen në asgjë në kuptimin e plot të fjalës”.

Një i tretë shkruante: “Xhaka është i mbaruar. Ai duhet të largohet. Unë do t’ia jepja atij edhe një sezon në skuadër, por jo, ai i ka larë duart përfundimisht”.

Një tjetër nuk do që ta shohë më në formacionin e teknikut spanjoll: “Xhaka është i mbaruar. Guenduzi dhe Torreira duhet të jenë dyshja e mesfushës defensive”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco