E kërkon e gjithë Europa, Igli Tare vendos për Sergej Milinkovic-Savic

E kërkon e gjithë Europa, Igli Tare vendos për Sergej Milinkovic-Savic

10:41, 14/08/2018

Skuadra e Lazios ka në përbërje një lojtar, i cili po i “trazon” ujërat në Europë. Bëhet fjalë për Sergej Milinkoviç-Saviç, i cili kërkohet nga të gjitha skuadrat e mëdha, duke nisur nga Real Madrid, Milan etj, por që këta të fundit janë më këmbëngulës në këtë drejtim.

Megjithatë Igli Tare dhe presidenti i skuadrës, Claudio Lotito, duket se janë shumë pranë një vendimi përfundimtar për mesfushorin.

Sikurse raporton “Corriere della Sera”, drejtuesit po përgatitin një rinovim të kontratës për lojtarin duke e “blinduar” deri në vitin 2022 dhe në të njëjtën kohë do të ketë një rritje page nga 1,8 deri në 3 milion euro në sezon.

Mbetet për t’u parë, sepse nuk ka asgjë zyrtare në lidhje me këtë çështje.

Merkato ende nuk ka përfunduar dhe Milani mund të ketë akoma shpresë për të veshur mesfushorin me fanellën kuqezi.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco