Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Carlos Teves tregon ndjesinë për të luajtur kundër Messit

Carlos Teves tregon ndjesinë për të luajtur kundër Messit

09:50, 14/08/2018

Carlos Tevez dhe Lionel Messi do të luajnë kundër njërit-tjetrit të mërkurën, dhe 34-vjeçari i Boca Juniors është duke e pritur me padurim këtë ndeshje.

Dy argjentinasit do të takohen të mërkurën në “Camp Nou”, ku Boca Juniors do të luajë kundër Barcelonës për titullin e Joan Gamper Trophy.

Tevez ka luajtur bashkë me pesë herë fituesin e “Topit të Artë, Messin, për Kombëtaren e Argjentinës. Tani Tevez do të ribashkohet me Messin në Barcelonë, kur Boca do të takohet me kampionet e La Ligës për ndeshjen e vitit mes këtyre dy klubeve.

“Është gjithmonë e bukur të luash përkrah tij. Kur luaja bashkë me të, kjo më bënte të lumtur. Kështu që, mundësia që kam të luaj kundër tij dhe ta shoh ata për së afërmi, do të më lumturojë gjithashtu”, ka thënë Tevez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco