Manchester United s’e lëshon De Gean, nisin bisedimet për kontratën e re

Manchester United s’e lëshon De Gean, nisin bisedimet për kontratën e re

09:13, 14/08/2018

David De Gea ende nuk e ka rinovuar kontratën me skuadrën e Manchester United, kontratë e cila skadon në fund të këtij sezoni.

Kërkesat për të rikthyer portierin spanjoll në La Liga gjatë merkatos së verës nuk kanë munguar, por United nuk dëshiron të heqë dorë nga portieri 27-vjeçar, ndaj synon t’i rinovojë kontratën.

Sipas “The Guardian”, United i ka ofruar një rinovim të kontratës për 5 vite portierit spanjoll.

Sipas kontratës aktuale, Manchester United ka të drejtën e rinovimit të kontratës me portierin De Gea edhe për një vit, por nënkampionët e Premierligës duan që ta rinovojnë atë për 5 vite, natyrisht edhe duke i rritur rrogën.

De Gea është një ndër portierët më të mirët në botë dhe aktualisht fiton 180 mijë stërlina në javë, shumë që pritet të jetë më e madhe me kontratën e re.

Palët kanë nisur bisedimet, por nuk dihet se si do të përfundojnë ato.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco