Zyrtare: largohet edhe një lojtar nga Milani

Zyrtare: largohet edhe një lojtar nga Milani

17:38, 13/08/2018

Sassuolo ka nënshkruar zyrtarisht më mesfushorin e Italisë U-21, Manuel Locatelli nga Milani në formë huazimi me te drejte blerjen në fund të sezonit

Marrëveshja është konfirmuar me një deklaratë të Sassuolos në ueb-faqe, e cila thotë se gjerlbërezinjtë kanë paguar dy milionë për huazimin dhe do të shtojnë edhe 10 milionë euro, plus dy bonuse në verën e ardhshme.

Megjithatë, kuqezinjtë nuk e kanë negociuar opsionin e riblerjes se 20 vjeçarit.

Locatelli bëri 63 paraqitje në fanellën e Milan, duke shënuar dy gola dhe regjistruar një asist.

Njëri nga këta ishte kundër Juventusit në tetor të vitit 2016, por vitin e kaluar ai dështoi në paraqitje të mira për Milanin.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco