Guardiola për lojtarin e tij: Ndonjëherë të vjen ta vrasësh

Guardiola për lojtarin e tij: Ndonjëherë të vjen ta vrasësh

08:41, 13/08/2018

Skuadra e Pep Guardiolës ka treguar një mentalitet kampioni dhe ka arritur të fitojë me rezultatin e pastër 2-0 në ndeshjen e parë të kampionatit të ri në Angli në transfertë ndaj Arsenalit.

Tekniku spanjoll, Pep Guardiola, përveç rezultatit dhe lojës, komentoi edhe mbrojtësin Benjamin Mendy.

“Mendy është Mendy. Ndonjëherë do ta vrasësh, ndërsa ndonjëherë thua thjesht; çfarë lojtari! Ai mund të përmirësohet. Shpresoj që ta bind që të largohet pak nga mediat sociale dhe të fokusohet te futbolli”, tha Guardiola.

Mendy ndërkohë menjëherë përgjigjet në mediat sociale: “Premtoj që do ta bëj”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco