Ish mesfushori i Barçës shumë pranë kalimit në Real Madrid

Ish mesfushori i Barçës shumë pranë kalimit në Real Madrid

08:01, 13/08/2018

Ndonëse duket e pamundur dhe në fillim mendoheshin vetëm thashetheme, nuk është aspak e tillë. Ish mesfushori i Barcelonës mund të kalojë tek rivalët e saj më të mëdhenj Real Madrid.

Bëhet fjalë për yllin e Bayern Munich Thiago Alcantara. Real madrid dhe Bayern janë shumë pranë përfundimit të marrëveshjeve dhe duke që edhe mesfushori ka rënë dakort me këtë lëvizje duke qenë se ai dëshironte largimin nga Gjermania.

Ndikim shumë të madh ka pasur njohja dhe pëlqimi që ka trajneri i Realit Lopetegui për mesfushorin. Kur ai drejtonte Spanjën U21 ku dhe fitoi kampionatin europian para disa vitesh pikat kyqe të ekipit të tij ishin Thiago dhe Isco.

Edhe ne kombëtaren e Spanjës nën drejtimin e Lopeteguit Thiago ishte lojtar kyç i formacionit.

Kjo ka sejllë goxha reagime pasi në qoftë se kalimi bëhet atëherë do futej edhe ai në listën e tradhëtarëve sipas tifozëve të Barcelonës. Kjo do mundësonte edhe lirimin e Modric nga Reali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco