Tifozët e Atletico Madridit nuk kanë qenë aspak të kënaqur me transferimin e Thibaut Courtois te Real Madridi.
Gjithashtu, 26-vjeçari ka edhe një pllakë jashtë stadiumit “Wanda Metropolitano”, bashkë me lojtarët e tjerë që kanë luajtur 100 ndeshje me klubin.
Një përdorues i Twitter ka bërë shaka duke thënë se ajo pllakë nuk do të qëndrojë e pastër edhe për shumë kohë.
Transferimi i tij te Reali ka qenë i papranueshëm për ish-tifozët e tij, të cilët kanë gati një plan kur ai të vizitojë “Wanda Metropolitano” me “Los Blancos”.
Në fakt, në Twitter ka filluar një nismë që i fton tifozët të blejnë minj lodër te Ikea, për vetëm 1 euro, për t’ia hedhur Courtois gjatë ndeshjes.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: