Zbulohet prapaskena, Spalletti refuzoi ofertat nga Anglia për Brozovic

Zbulohet prapaskena, Spalletti refuzoi ofertat nga Anglia për Brozovic

09:52, 10/08/2018

Në Kroaci, mediat vendëse shkruajnë se Totenhemi i ka ofruar 40 milionë euro Interit për Marcelo Brozovic, por zikaltrit kanë refuzuar.

Nënkampioni i Botës ka një klauzolë 50 milionë euro në kontratën e tij dhe milanezët nuk kanë ndërmend ta lënë të lirë të largohet për një shifër më të ulët.

Përveç “Spurs”-ave, edhe Arsenali ka qenë i interesuar më parë për shërbimet e mesfushorit kroat, por trajneri Luciano Spalletti ka refuzuar ta shesë lojtarin.

25-vjeçari u transferua tek Interi nga Dinamo e Zagrebit në vitin 2015 dhe është kthyer në një element kyç për zikaltrit.

Sezonin e kaluar, ai realizoi 4 gola, duke dhënë edhe shumë asiste. Falë trajnerit lojtari u kthye nga i urryer, në shumë të dashur për publikun e “San Siros”.

Spalletti i gjeti atij pozicionin ideal në mesin e fushës dhe lojtari arriti të adoptohej menjëherë në mekanizmat e skuadrës që në fund të kampionatit u rendit në vendin e katërt, duke fituar të drejtën për të luajtur në grupet e Champions-it sivjet.

Brozovic është një lojtar që konsiderohet i rëndësishëm për objektivat e sezonit të ri të klubit zikaltër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco