E bujshme/ Ja sa miliona euro do fitojë Juventusi pas transferimit të Ronaldos

E bujshme/ Ja sa miliona euro do fitojë Juventusi pas transferimit të Ronaldos

09:20, 23/07/2018

Cristiano Ronaldo te Juventusi është blerja më e bujshme e kësaj merkatoje.

Bardhezinjtë kanë bërë një investim të rëndësishëm, por duket se do të dalin të fituar.

Ky është rezultati që ka dalë nga një studim i bërë nga Kpmg, kompani e specializuar në analiza financiare.

Sipas këtij studimi, klubi torinez do të rrisë të ardhurat me 100-130 milionë euro në harkun e 2-3 sezoneve.

Një rezultat ky, nëse kthehet në realitet, që do t’i lejojë klubit të Agnelli-t të kalojë 500 milionë euro të të ardhurave.

Kjo do t’i jepte mundësinë kampionëve të Italisë që t’i afroheshin gjigantëve të futbollit europian, si Manchester United dhe Real Madrid.

Edhe këtë herë, Juventus ka treguar se është disa hapa para rivalëve të saj në Serie A.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco