Mijëra notarë përshkojnë Bosforin nga Azia në Evropë

Mijëra notarë përshkojnë Bosforin nga Azia në Evropë

08:44, 23/07/2018

Gjithsej 2.419 notarë nga 55 shtete të ndryshme të botës morën pjesë në garën e 30-të ndërkontinentale Samsung e cila mbahet në ngushticën e Bosforit në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).

Pjesëmarrësit e garës së vetme të cilën e organizon Komiteti Olimpik i Turqisë (TMOK) filluan garën nga lagjja Kanl?ca në bregun aziatik të Bosforit, duke e përfunduar atë në bregun evropian, pranë parkut Cemil Topuzlu në Kuruçe?me.

Garuesit notuan në grupe, ndërsa sinjalin e parë për fillimin e saj e dha ministri turk i Rinisë dhe Sportit, Mehmet Muharrem Kasapo?lu.

Notarët mbanin në këmbët e tyre nga një çip, i cili në fakt përcaktoi kohën të cilën e ka kaluar secili notar, me çka dhe u bë renditja tabelare.

Garën më të mirë të këtij lloji në botë në konkurencën e meshkujve e fitoi Do?ukan Ulaç nga Qiproja Turke, i cili kanalin e gjatë 6,5 kilometra e përshkoi për 46 minuta e 58 sekonda.

Vendi i dytë i takoi notarit nikoqir Erge Can, ndërsa i treti përfundoi amerikani Alexander Kostich.

Në konkurencën e femrave, më e mira ishte Hilal Zeynep Sarac nga Turqia me kohë prej 50,5 minutash. Vendi i dytë i takoi bashkëatdhetares së saj Buse Topçu, ndërsa vendi i tretë amerikanes Amy Dantzler.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco