Reali nuk kursehet për Icardin, ja oferta joshëse për Interin

Reali nuk kursehet për Icardin, ja oferta joshëse për Interin

20:41, 22/07/2018

Mauro Icardi është shndërruar në një objektiv primar për Realin e Madridit. Sulmuesi argjentinas shihet si lojtari ideal për skemat e trajnerit Lopetegu.

Icardi, që shënoi 29 gola në sezonin e fundit për Interin, nuk ka rinovuar ende me zikaltrit.

Bomberit i ka skaduar klauzola prej 110 milionë eurosh të vëna për të nga klubi dhe kur të gjithë presin rinovimin e kontratës së re, që do ta mbante atë tek Interi deri në 2022-shin me një rrogë prej 7 milionë eurosh në sezon, Reali është gati ta rrëmbejë lojtarin.

Madrilenët pritet të bëjnë një ofertë prej 80 milionë eurosh plus kartonin e mesfushorit kroat Mateo Kovacic.

Ish-lojtari i Interit mund të rikthehet sërish në Milano nëse klubi pranon këtë marrëveshje. Nga palët nuk ka asgjë konkrete, por në ditët e ardhshme gjërat priten të bëhen serioze. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco