Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

As vetë Iniesta nuk e imagjinonte këtë debutim në Japoni para 26 mijë spektatorëve

As vetë Iniesta nuk e imagjinonte këtë debutim në Japoni para 26 mijë spektatorëve

18:10, 22/07/2018

Debutim i hidhur për Andres Iniestën në aventurën e re në Japoni me Vissel Kobe.

Skuadra e 34-vjeçarit spanjoll, që e ka kaluar të gjithë karrierën e tij të deritanishme te Barcelona, u mposht 0-3 nga Shonan Bellmare në kampionat, në sfidën që u ndoq nga 26 mijë spektatorë.

Iniesta e nisi ndeshjen nga stoli, duke u hedhur në fushë në minutën e 59-të, kur skuadra e tij kishte pësuar dy gola.

Ky vendim i trajnerit vendas për të mos e aktivizuar titullar i zhgënjeu të pranishmit në stadium, shumë prej të cilëve me flamurin spanjoll.

Për minutat që luajti dukej qartë se Iniesta nuk ishte në formën e duhur fizike, por cilësitë e teknike binin lehtësisht në sy.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco