ZYRTARE/ Granit Xhaka jashtë listës, Arsenali udhëton drejt Singaporit

ZYRTARE/ Granit Xhaka jashtë listës, Arsenali udhëton drejt Singaporit

19:15, 20/07/2018

Ekipi i Arsenalit i udhëhequr nga trajneri i ri Unai Emery do të udhëtojë në Singapor për të luajtur në turneun miqësor që shërben për fazën përgatitore.

Në këtë pjesë të rëndësishme të përgatitjeve për sezonin e ri, ky ekip do të marrë 25 lojtarë, ndër të cilët është edhe Shkodran Mustafi, por jo edhe Granit Xhaka.

Në njoftimin e klubit janë paraqitur 25 emrat e lojtarëve që udhëotjnë në Singapor, kurse përveç Xhakës ka edhe mungesa tjera.

Ato që bien në sy menjëherë janë mungesat e Stephane Lichtsteinerit, Danny Ëellbeckut, Nacho Monrealit dhe Lucas Torreiras.

Ja lista:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco