VIDEO/ Ronaldo shkon te Juventusi, befasohet nga ajo çfarë i ndodh në Kinë!

VIDEO/ Ronaldo shkon te Juventusi, befasohet nga ajo çfarë i ndodh në Kinë!

19:07, 20/07/2018

Crisitano Ronaldo është një nga njerëzit që paguhet më shumë nga sponsorët në të gjithë botën, i vetmi që ka një kontratë të përjetshme me një kompani dhe për këtë arsye është gjatë gjithë kohës në lëvizje.

Të premten, kampioni portugez ka qenë në Kinë për një turne të organizuar nga Nike dhe u ka folur fëmijëve që kanë qenë të pranishëm.

“Për të përmirësuar futbollin kinez i duhet dhënë mundësi fëmijëve, sepse ata janë e ardhmja. Ju këshilloj të punoni shumë dhe të besoni te vetja juaj”, ka thënë portugezi.

Më pas ka folur edhe për Juventusin: “Jam i lumtur që jam pjesë e skuadrës më të fortë të Italisë. Shpresoj të fitoj shumë dhe ta filloj mirë, për shokët e skuadrës dhe për tifozët. Do të kërkoj t’i bëj të gjithë të lumtur”, ka shtuar Ronaldo.

Shikoni çfarë pritje e jashtëzakonshme iu rezervua CR7-ës:

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco