300 milionë euro/ Ja 4 lojtarët që priten të transferohen te Real Madridi

300 milionë euro/ Ja 4 lojtarët që priten të transferohen te Real Madridi

23:11, 19/07/2018

Real Madridi është i gatshëm t’i shpenzojë 300 milionë euro në merkato dhe si rrjedhojë e ka përpiluar një listë prej katër futbollistëve që dëshiron t’i sjellë në “Bernabeu”.

Listës së dëshirave të Real Madridit i prijnë dy yjet e Chelseat, anësori Eden Hazard dhe portieri Thibaut Courtois, sipas Don Balon.

Dyshja është synim afatgjatë i presidentit të Madridit, Florentino Perez, i cili po kërkon ta rindërtojë Realin pas largimit të Cristiano Ronaldos në drejtim të Juventusit.

Mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic dhe qendërmbrojtësi i Milanit, Leonardo Bonucci, janë dy futbollistët e tjerë që bëjnë pjesë në listën e dëshirave të trajnerit të ri, Julen Lopetegui.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco