Skënderbeu përgatitet për një tjetër largim, ja negociatat

Skënderbeu përgatitet për një tjetër largim, ja negociatat

20:20, 19/07/2018

Vala e largimeve nga Skënderbeu, duket se nuk ka përfunduar ende megjithëse disa lojtarë u shprehën se do të jenë besnikë të korçarëve, pavarësisht vendimit që është dhënë apo atij që pritet të jepet në vazhdim.

Pas largimit të Gavazajt drejt Rusisë, “Supersport” raporton se tashmë është radha e Bakari Nimgaës për t’i dhënë fund aventurës me bardhekuqtë. Destinacioni i ardhshëm i mesfushorit pritet të jetë kampionati moldav, aty ku Sherif Tirapsoli po pret të përforcohet.

Rivali i Shkëndijës në Ligën e Kampionëve, duket se ka shfaqur interes për 23-vjeçarin nga Mali i cili luan prej disa vitesh me kampionët në fuqi të Shqipërisë. Sipas asaj që raportohet, drejtuesit e merkatos së klubit më të madh moldav, kanë nisur kontakte me drejtues të Skënderbeut dhe bisedimet janë në një fazë të avancuar. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco