Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Vidal nuk preferohet nga trajneri Kovaç, e merr Ancelotti te Napoli

Vidal nuk preferohet nga trajneri Kovaç, e merr Ancelotti te Napoli

14:44, 19/07/2018

Eksperienca e Arturo Vidalit te Bayerni i Mynihut duket se është drejt fundit tashmë, ndonëse palët kanë ende edhe një vit kontratë.

Mesfushori kilen nuk preferohet nga trajneri i ri i bavarezëve, Niko Kovaç, i cili ka dhënë miratimin për shitjen e tij gjatë kësaj merkatoje.

Nga ana tjetër edhe klubi i Bayernit dëshiron ta shesë këtë verë, për të mos e humbur me parametra zero vitin e ardhshëm.

Për mesfushorin 31-vjeçar ka adhurues të shumtë në Itali, ku Napoli i Ancelottit duket në krye të listës së favoritëve për të marrë shërbimet e tij.

Tekniku italian ka stërvitur Vidalin gjatë periudhës që drejtoi Bayernin dhe njeh mjaft mirë cilësitë e tij në fushën e lojës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco