VIDEO/ Luis Enrique prezantohet te Spanja. Fjalët e para të trajnerit të ri

VIDEO/ Luis Enrique prezantohet te Spanja. Fjalët e para të trajnerit të ri

14:11, 19/07/2018

Trajneri i ri i Kombëtares së Spanjës, Luis Enrique, është paraqitur para gazetarëve, në zyrtarizim dhe konferencë shtypi, në krah të presidentit Luis Rubiales dhe drejtorit teknik të “La Roja”, José Francisco Molina.

Përmes një videoje ka nisur prezantimi i Luis Enrique, në të cilën transmetohej e gjithë karriera e tij profesionale, si lojtar dhe trajner.

Presidenti i RFEF-së e ka marrë fjalën i pari dhe ka falënderuar Luis Enrique për angazhimin e tij dhe i uron fat.

Më pas, Enrique ka folur si trajner i Spanjës: “Të falënderoj president, ty dhe kryesinë e federatës për besimin. Unë e di se çfarë do të thotë të jesh trajner i Spanjës, sepse kam qenë me fat të jem shumë vite në këtë kombëtare. Jam shumë i ngazëllyer për ta përmbushur këtë sfidë. Këtu jemi për të pushtuar kompeticionin e ardhshëm të rëndësishëm, në pak vite.

Ju me të drejtë mund të pyesni se çfarë mund të sjellë Luis Enrique për ekipin. Ne do t’i analizojnë gjërat që kanë ndodhur në të kaluarën dhe të njohim punën e Lopetegui dhe Fernando Hierro.

E vlerësoj atë që kam marrë prej tyre, por futbolli është në vazhdueshmëri dhe evolucion. Ne do të kërkojmë një ide, që po zhvillohet.

Sergio Ramos si kapiten dhe De Gea në portë? Sot është dita e prezantimit tim, ne do t’i trajtojmë rastet individuale kur të udhëheq grumbullimin e parë.

Ndryshimi gjeneratave? Nuk do të ketë revolucion, por një evolucion. Do të ketë njerëz, të cilëve do t’u japim besim”, tha Luis Enrique në fjalën e tij para gazetarëve.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco