Inter këmbëngul për nënkampionin e Botës

Inter këmbëngul për nënkampionin e Botës

13:22, 19/07/2018

Interi është duke punuar për përforcimin e skuadrës në mënyrë që të përballojnë ngarkesën përgjatë sezonit, pasi këtë vit do të jenë të angazhuar edhe në Ligën e Kampioneve.

Trajneri Spalletti ka nevojë edhe për një mbrojtës të krahut të djathtë. Emrat janë të shumtë, por në krye të listës qëndron Shime Vrsaljko.

Kroati është zgjedhja e parë dhe një objektiv i bërë publik. Vetë Vrsaljko ka dhënë aprovimin e tij për të kaluar tek Interi, ndërsa zikaltrit kanë paraqitur edhe ofertën e tyre.

Interi e kërkon lojtarin e Atletico Madridit në formë huazimi me të drejtë blerje për shumën e 17 milionë eurove dhe një shumë 5-6 milionë euro gjatë periudhës së huazimit.

Tani pritet përgjigja e “Los Colchoneros”, të cilët pritet të vendosin nëse do ta pranojnë apo jo ofertën e Interit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco