Morata afrohet me Milanin, ja çfarë ka ndodhur mes sulmuesit dhe drejtuesve kuqezi

Morata afrohet me Milanin, ja çfarë ka ndodhur mes sulmuesit dhe drejtuesve kuqezi

12:03, 19/07/2018

Sigurisht që nuk është një mister: Milani është duke kërkuar një sulmues të rangut të parë dhe Alvaro Morata është objektivi i parë.

Pritet përgjigjja e CAS mbi vendimin e UEFA-s për t’i lënë kuqezinjtë jashtë Ligës së Europës për sezonin e ri, ndërsa Milani në orët e ardhshme do të zhytet në operacionin “Alvaro Morata”.

Të hënën, në Londër, Fassone dhe Mirabelli kishin darkuar me lojtarin spanjoll, duke marrë miratimin e tij për transferimin në Milano.

Siç është raportuar nga “La Gazzetta dello Sport”, pengesa reale për kuqezinjtë është kartoni i sulmuesit.

Chelsea vështirë se do të kërkojë më pak se 60 milionë euro dhe kjo do të thotë vetëm një gjë për Milanin: së pari, të paktën dy shitje të mëdha.

Një hap tjetër themelor do të jetë për të kuptuar nëse Fassone dhe Mirabelli do të jenë ende në pozitën e tanishme brenda pak ditësh, në mënyrë që të vazhdojnë bisedimet personalisht.

Drejtuesit e rinj të Milanit kanë një tjetër skenar të mundshëm. Efekti-domino i portierëve në Europë tashmë ka filluar, me Alisson drejt Liverpool dhe Courtois drejt Real Madridit.

Porta e skuadrës së Maurizio Sarrit do të mbetej e zbuluar, ndaj nuk është sekret se Chelsea tashmë është i interesuar për Gigio Donnarumma. Megjithëse, siç kemi zbuluar këto ditë, portieri i datëlindjes 1999 pëlqehet edhe nga Roma.

Për momentin është vetëm një interes, por shkëmbimi midis Morata dhe Donnarumma mund t’i bëjë të dyja klubet të lumtura.

Chelsea do të kishte portierin e ri dhe pa spanjollin në sulm do të kërkonte haptazi Higuain; Milani do të nxirrte nga shitja e Donnarumma pothuajse të gjitha paratë për Morata, pasi tashmë në portë siguria ka emrin e Pepe Reina.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco