Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

‘Mallkimi kuqezi’/ Si e ndoqi tersi lojtarin shqiptar që zgjodhi Zvicrën

‘Mallkimi kuqezi’/ Si e ndoqi tersi lojtarin shqiptar që zgjodhi Zvicrën

11:45, 19/07/2018

E keni vënë re se si disa lojtarë të cilët zgjedhin të luajnë për përfaqësuese të vendeve të tjera dhe refuzojnë Shqipërinë pastaj e kanë të vështirë të çajnë në karrierën e tyre?

Në rrjetet sociale, tifozët shqiptarë vazhdimisht e cilësojnë këtë me humor si “mallkimi i Shqipërisë”, i cili me sa duket ka zënë edhe një tjetër futbollist me origjinë shqiptar i cili vendosi të mos veshë fanellën kuqezi.

Shani Tarashaj, dy vite më parë ishte një talent shumë premtues. Sulmuesi kishte tërhequr vëmendjen e FSHF-së e cila kërkoi me çdo kusht të afronte futbollistin i cili spikati me fanellën e Grasshopers dhe me përfaqësueset e moshave të Zvicrës me të cilat gjente rrjetën rregullisht.

Në vitin 2016, i gjetur mes zgjedhjes së Zvicrës dhe Shqipërisë, ai zgjodhi helvetët, duke u grumbulluar me ta në Europian.

Lojtari siguroi atë verë një transferim të bujshëm tek Evertoni dhe mendohej se do të kishte një karrierë të shkëlqyer në Angli.

Por ai atje nuk e pa fushën e lojës dhe në dy sezonet e fundit ka luajtur në total 30 ndeshje, i ndalur edhe nga një dëmtim i rëndë në gju.

Dy ditë më parë Tarashaj u kthye përsëri në Zvicër, pasi Everton ndërpreu kontratën me të duke e lënë futbollist të lirë.

Ai firmosi me Grasshopers, ish-klubi e tij, i cili gjithsesi nuk i garanton një kontratë afatgjatë, pasi ka nënshkruar vetëm për një vit me sulmuesin të cilin tashmë askush nuk e sheh si lojtar me të ardhme te Zvicra, edhe pse është vetëm 23-vjeç.

Kushedi se çfarë do t’i kishte rezervuar fati nëse do të kishte zgjedhur të vishte fanellën kuqezi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco