Perez gati të bëjë ‘çmendurinë’ për dyshen e PSG-së, Neymar-Mbappe

Perez gati të bëjë ‘çmendurinë’ për dyshen e PSG-së, Neymar-Mbappe

10:03, 19/07/2018

Florentino Perez ka premtuar se Real Madridi do të ketë skuadër të fortë në edicionin e ri, edhe pas largimit të Cristiano Ronaldos te Juventusi.

“Mundo Deportivo” raporton se blerja e madhe e “Los Blancos” mund të jetë nga Paris Saint-Germain.

Klubi nga “Parc des Princes” nuk e konsideron të pazëvendësueshëm sulmuesin Neymar.

Perez e ka vendosur Neymarin si prioritet në listën e përforcimeve të mundshme te skuadra nga “Santiago Bernabeu”, së bashku me sulmuesin tjetër të Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe.

Presidenti i Realit njihet për “çmenduritë” që bën për blerjen e yjeve dhe për dyshen e PSG-së, Neymar-Mbappe, do të bëjë të pamundurën për t’i sjellë në Madrid.

Kujtojmë që Neymar u ble sezonin e kaluar nga Barcelona për 270 milion euro, ndërsa Mbappe nga Monaco rreth 180 milion euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco