Media italiane zbulon skuadrën ku do të shitet Leonardo Bonucci

Media italiane zbulon skuadrën ku do të shitet Leonardo Bonucci

09:30, 19/07/2018

Leonardo Bonucci është duke konsideruar mundësinë e largimit nga Milani.

Kapiteni i kuqezinjve mund të nxirret në shitje për të përmirësuar bilancin financiar te skuadra nga “San Siro”.

Kurse, “Sport Italia” raporton se e ardhmja e Bonuccit mund të jetë në Francë.

Bonucci ka zgjuar interesim nga Paris Saint-Germain.

Ardhja e portierit Gianluigi Buffon nga Juventusi ka shtuar interesimin e Bonuccit për të luajtur për kampionët e Francës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco