Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

ZYRTARE: Përcaktohet kundërshtari i Kukësit për turin e dytë në Champions

ZYRTARE: Përcaktohet kundërshtari i Kukësit për turin e dytë në Champions

21:24, 18/07/2018

Pas kualifikimit ndaj Vallettas, Kukësi ka mësuar emrin e kundërshtarin në raundin e dytë paraeliminator të Champions Leagues.

Qarabagu do të luajë përballë skuadrës shqiptare, pasi azerët barazuan pa gola sfida e kthimit ndaj sllovenëve të Olimpija Ljubljanas.

Në këtë mënyrë Qarabagu është skuadra që vijon rrugëtimin në Champions për shkak se ndeshjen e parë e fituan me rezultatin 1-0.

Kukësi do të luajë ndeshjen e parë si pritës në “Loro Boriçi”, më 24 ose 25 korrik (Ende nuk është përcaktuar ekzaktësisht dita)

UEFA ka parashikuar që ndeshjet e kthimit të zhvillohen më 31 korrik dhe 1 gusht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco