VIDEO/ Ronaldo kthehet në Madrid, tifozi e vë në siklet: Pse u largove?

VIDEO/ Ronaldo kthehet në Madrid, tifozi e vë në siklet: Pse u largove?

09:13, 18/07/2018

Cristiano Ronaldo është kthyer në shtëpinë e tij në Madrid, ku është pritur nga disa tifozë të Real Madridit.

Ylli portugez pak ditë më parë u largua nga Real Madridi për të nënshkruar kontratë me Juventusin në Itali.

Ronaldo u largua pas nëntë viteve nga “Santiago Bernabeu”, për të provuar një sfidë të re.

Ai mbrëmë është kthyer në shtëpinë e tij në Madrid, ku është pritur nga disa tifozë, të cilët e kanë pyetur se pse është larguar nga Reali.

Madje kishte një moment shumë qesharak, kur njëri i tha se nuk po besonte që po e shihte për herë të fundit.

Tifozi: Pse u largove? Faleminderit për gjithçka. Do të na mungosh. Nuk po më besohet se është hera e fundit që do të shohim.

Ronaldo: Hera e fundit? Jooo. Nuk do të vdes!

Ronaldo me Juventusin ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2022 dhe do të përfitojë 30 milionë euro në sezon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco