Gjici surprizon kuksianët. Deklarata e papritur për premion

Gjici surprizon kuksianët. Deklarata e papritur për premion

08:15, 18/07/2018

Kukësi siguroi dje kualifikimin në turin e dytë të Champions League vetëm falë golit në fushën kundërshtare në ballafaqimin e dyfishtë me Vallettën.

Në “Loro Boriçi” sfida e parë u mbyll 0-0, ndërsa në transfertën malteze 90 minutat përfunduan 1-1, çka i dhanë kuksianëve kualifikimin me mjaft vuajtje.

Presidenti i verilindorëve, Safet Gjici, mesa duket nuk ka mbetur i kënaqur me lojtarët e tij.

“Falënderoj vetëm Zotin për këtë kualifikim. Disa prej lojtarëve nuk dhanë atë që pritet. Do të kisha dhënë premio për skuadrën nëse do të më kishin kënaqur në lojë edhe në rezultat, por nuk e bënë këtë. Më vjen keq.

Gjithsesi, unë po bëj një premtim: nëse kalojnë turin e dytë, atëherë do të vendos premio. Për momentin nuk ka premio, sepse këtë kualifikim e kishin detyrim”, tha Gjici për gazetarin Ylli Aga të “Supersport” që ndodhej në Maltë me Kukësin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco