FOTO/ Shqiptari shpallet kampion Europe

FOTO/ Shqiptari shpallet kampion Europe

11:22, 17/07/2018

Një tjetër shqiptar është shpallur kampion Europe.

Sportisti Ervis Bici u shpall Kampion Europe në stilin e MUAY THAI nga federata ‘Muay thai associasion’.

Ndeshja është zhvilluar në datën 13 korrik 2018.

Ervis Bici është lindur dhe rritur në fshatin Armathë Durres për tu shpërngulur me pas në vitet 2000 në Breshia të Italisë, ku dhe stërvitet nga kushëriri i tij Ermirian Bici dhe Sak Kaoponlek, në palestrën e ndertuar nga vetë ai me emrin ‘Black Eagle Gym’.

Atleti shqiptar Ervis Bici i cili njihet me emrin e tij luftarak (Shqiponja e Zezë), bëri hyrjen me flamurin kombëtar dhe muzikë tradicionale shqiptare në ringun e ngritur në Trieste.

Ndeshja ishte në stilin e Muay Thai, me 5 raunde me nga 3 minuta për secilin raund, ku goditjet e lejueshme janë me grushte, shkelma, gjunjë dhe bërryla.

Por ‘Shqiponja e zeze’, nuk priti 5 raundet duke e mbyllur ndeshjen në raundin e 2, me një goditje të fortë bërryli.

Shqiptari Ervis Bici është 4 herë Kampion Italie në stilin e Muay Thai.

Organizatoret e ndeshjes i dedikuan rripin duke e bërë këtë te fundit me simbolin kombëtar të Shqipërisë, shqiponjën dy krenare.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco