Franca apo ‘Afrika’, kampione bote? Reagon ashpër gazetari i njohur sportiv

Franca apo ‘Afrika’, kampione bote? Reagon ashpër gazetari i njohur sportiv

15:54, 16/07/2018

Pas shpalljes së Francës si Kampione e Botës në futboll, kanë nisur edhe ironitë për faktin se shumica e futbollistëve të Francës janë të ardhur nga ish-kolonitë Franceze, por edhe bij emigrantësh.

Reagimet kanë qenë të shumta.

Në një reagim të tij, gazetari Ervin Baku është shprehur se ky është një mentalitet i prapambetur.

Ja çfarë shkruan Ervin Baku në Facebook:

Franca, kampionia e re e botës, i paskërka futbollistët e saj afrikanë. Nuk qenka kombëtare e vërtetë. Hajde mentalitet, hajde!

Franca nuk i ka gjet gati futbollistët afrikanë. Ata janë afrikanë të lindur, të rritur, të formuar, të edukuar, të bërë futbollistë në Francë.

Patë ndonjërin me flamurin e vendit të origjinës??? Jo. Të gjithë me flamurin e Francës. Pse??? Po sepse flamuri i Francës është flamuri i tyre. Pse??? Sepse Franca është vendi i tyre.

Franca është prova absolute e shanseve të barabarta. Edhe në sport. Afrikanët shkëlqejnë jo vetëm sepse kanë fizik, por edhe sepse e shohin sportin si një mundësi shumë të mirë integrimi.

Flas gjithmonë për ata që duan të integrohen. Sporti në përgjithësi, futbolli në veçanti, bashkojnë njerëzit.

Unë e di që për këtë temë ka pro dhe kundër. Por unë nuk kam ndërmend të debatoj. Mendimin tim e keni më lart. Ky është mendimi im.

Në fund të fundit, mendoj se njeriun nuk e bën vendi nga ka origjinën, por formimi dhe edukata që ka marrë. Dhe mbi të gjitha, aftësia e tij për t'iu përshtatur realitetit. Dhe në rastin konkret, një realiteti të shkëlqyer.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

gjermoni17/07/2018 17:30

Me te thon te drejten o Ervin, po te kishin qene francezet keshtu ne luften e dyte boterore, i modhi Adolf Hitler nuk kishte per te lon kok francezi gjalle.

Balo Benca16/07/2018 18:40

Po per Januzaj,Shaqiri,Mehmedi,Xhaka e compagnia cantante pse themi qe Jane shqiptare Jo belge dhe zviceranet???

Shto koment

Denonco