Pas fitimit të ‘Dorezës së Artë’ Courtois merr lajmi e madh

Pas fitimit të ‘Dorezës së Artë’ Courtois merr lajmi e madh

01:46, 16/07/2018

Pas një paraqitje fantastike në Kupën e Botës me Belgjikën e cila bëri që të fitonte ‘Dorezën e Artë’, e ardhmja e portierit Tibo Kortua duket se do të jetë kampionati spanjoll, pasi prej disa kohësh, Reali ka shfaqur interes për të.

Së fundmi, mediat spanjolle raportojnë se është arritur akordi mes skuadrave dhe se lojtari shumë shpejt pritet që të kryejë vizitat mjekësore te Real Madridi. Pas vizitave, ai do të firmosë edhe kontratën e re me kampionët e Europës në fuqi.

Kontrata e Kortuas me Real Madridin, pritet të jetë pesëvjeçare, me portierin që do të përfitojë 11 milionë euro në sezon te Reali, ndërkohë që kostoja e transferimit, Realit i ka shkuar në rreth 40 milionë euro.

Ky është një rikthimi për gardianin belg në Madridi, duke qenë se më parë ka luajtur si i huazuar te Atletiko Madridi dhe pikërisht te ky ekip, Kortua ra në sy me paraqitjet e tij dhe u bë i kërkuar nga të gjitha skuadrat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco