Milan në rrugë, kinezët drejt largimit

Milan në rrugë, kinezët drejt largimit

07:58, 23/06/2018

Vetëm pak orë pasi doli lajmi se kinezi Li Yonghong nuk ka arritur të kompletojë rritjen e kapitalit, dhe se tashmë rrezikon që klubin ta marrë fondi amerikan Elliot, vjen edhe një lajm pozitiv për kuqezinjtë.

Së fundi familja e pasur amerikane, Ricketts ka dalë hapur, duke treguar interesin e saj për një investim të rëndësishëm, bazuar në terma afat gjatë te kuqezinjtë.

Kjo familje është e 66-ta më e pasur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas revistës së njohur Forbes dhe ka në pronësi edhe Chicago Cups, një skuadër e njohur baseball-i.

Gjithsesi ajo që mbetet të pritet, është data 10 korrik, që është njëkohësisht afati i fundit për Li Yonghong, që të paguajë 32 milionë euro dhe më pas do të vendoset se me cilin duhet të negociojë familja Ricketts.

Tifozët e ekipit italian shpresojnë shumë për një investitor të rregullt, ku mund të investojë dhe ekipi të rikthehet Champions. Kujtojmë që Milan vitet e fundit të Berluscionit dhe të kinezëve nuk ka pasur suksese por vetëm rënie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco