VIDEO/ Kroacia shkëlqen në Botëror, Kukësi merr një sulmues nga ky vend

VIDEO/ Kroacia shkëlqen në Botëror, Kukësi merr një sulmues nga ky vend

13:13, 22/06/2018

Kukësi bën një tjetër përforcim për aventurën e shumëpritur në Champions League.

Bëhet fjalë për sulmuesin kroat Dino Spehar. Ai ka dalë nga akademia e klubit të tij të vendlindjes.

Gjithashtu e rëndësishme është se Spehar ka luajtur edhe për moshat e Kombëtares së Kroacisë.

Spehar është i datëlindjes 1994, dhe ka një karrierë të mirë, edhe pse është vetëm 24 vjeç.

Ai ka luajtur për klubin e qytetit të tij, Osijek, ka qenë pjesë e Dinamo Zagreb, dhe i huazuar edhe tek Istra.

Një klub tjetër që ka pasur pronësinë e tij është edhe CFR Cluj. Sulmuesi do të jetë një armë më shumë për ndeshjet e Europës dhe pritet shumë nga ai.

Klubi i Kukësit e ka prezantuar atë me videon e mëposhtme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco