Emre Can kryen kontrollet mjekësore, Juventusi e merr me kosto zero

Emre Can kryen kontrollet mjekësore, Juventusi e merr me kosto zero

11:05, 21/06/2018

Emre Can tashmë mund të konsiderohet në çdo aspekt një futbollist i Juventusit.

Mesfushori turko-gjerman ka mbërritur mëngjesin e kësaj të enjteje në Torino dhe pasi të kalojë me sukses vizitat mjekësore do të firmosë kontratën që do ta lidhë me Juventusin për 4 vitet e ardhshme.

Me bardhezinjtë Emre Can do të përfitojë 5 milionë euro në sezon plus bonuset.

24-vjeçari vjen nga Liverpooli me parametër zero dhe konsiderohet një përforcim shumë i rëndësishëm për mesfushën e bardhezinjve dhe afrimi i tij mund t’i hapë derën e largimit Sami Khediras.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco