FOTO/ Nëse kalon Vallettën, Kukësin e pret ‘ferri’ në turin e dytë të Championsit

FOTO/ Nëse kalon Vallettën, Kukësin e pret ‘ferri’ në turin e dytë të Championsit

15:41, 19/06/2018

UEFA hodhi edhe shortin për turin e dytë të Ligës së Kampioneve.

Nëse Kukësi arrin të kualifikohet në turin e parë pas dy përballjeve me Vallettën më 10 dhe 17 korrik, atëherë në turin e dytë do të përballet me fituesin e çiftit Olimpija Lubjana-Qarabag.

Me azerët luan prej vitesh kapiteni i Kombëtares, Ansi Agolli, teksa Qarabag shihet si favorit ndaj sllovenëve.

Ndërkohë, Shkëndija e Tetovës, që në turin e parë do të luajë me kampionët e Uellsit, TNS ( The New Saint), nëse kualifikohet do të përballet me fituesin e çiftit Torpedo Kutaisi (Gjerogji) ose Sherif Tiraspol (Moldavi).

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco