Rrezikoi jetën në kampionatin ballkanik të mundjes, djali i deputetit të PD del nga koma pas 4 muajsh

Rrezikoi jetën në kampionatin ballkanik të mundjes, djali i deputetit të PD del nga koma pas 4 muajsh

11:54, 17/06/2018

Djali i deputetit të PD, Andon Frrokaj, Leonard Frrokaj, që është dhe mundës, është kthyer në Shqipëri pas kryerjes një operacioni të vështirë.

Frrokaj pësoi një dëmtim vitin e kaluar, por falë një mjekimit të specializuar ai sot gëzon shëndet të plotë.

Gjatë kthimit të tij ai është pritur nga të rinjtë e FRPD, gjë që është bërë e ditur nga kreu i këtij  forumi me anë të një postimi në Facebook.

Postimi i plotë

Welcome back home CHAMPION  [????]

Në nëntor të vitit të kaluar, mundësi i talentuar 17 vjeçar i kombëtares, Leonard Frrokaj pësoi një dëmtim shumë të rëndë në vertebrat e shtyllës kurrizore gjatë Kampionatit Ballkanik, ndërkohë që pas fizioterapive intensive ditën e sotme është rikthyer në atdhe.

Të rinjtë e FRPD kanë shkuar t’a presin sportistin adoleshent në aeroportin e Rinasit, teksa mësohet se ai fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.

Leonardo Frrokaj është djali i deputetit demokrat Andon Frrokaj. Ai mori një dëmtim që madje i rrezikoi edhe jetën gjatë një ndeshje në mundje të zhvilluar në Slloveni në fund të vitit të kaluar.

Gjatë ndeshjes 17 vjeçari u mundua të realizonte një kapje, e cila i kushtoi rëndë duke i spostuar dy vertebra të shtyllës kurrizore. Mundësi ra pa ndjenja në tapetin e ndeshjes, duke bërë që të transportohej me urgjencë për në spital, ku iu nënshtrua një operacioni të vështirë për 4 orë me rradhë në Slloveni.

Leonard Frrokaj është shpallur gjithashtu edhe kampion i vendit në stilin greko-romak, në peshën 63 kg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco