Agjenti e konfirmon: Nëse Sarri shkon te Chelsea, ja çfarë ndodh me Hysajn

Agjenti e konfirmon: Nëse Sarri shkon te Chelsea, ja çfarë ndodh me Hysajn

15:45, 13/06/2018

Agjenti i Elseid Hysaj ka thënë se futbollisti shqiptar do të qëndrojë te Napoli edhe nëse Maurizio Sarri merr drejtimin e Chelseat.

Partenopei e kanë angazhuar Carlo Ancelottin në postin e trajnerit, edhe pse strategu i mëparshëm ka akoma kontratë me klubin italian.

Ndërkohë, Sarri akoma nuk është zyrtarizuar te Blutë, edhe pse është shumë pranë që të marrë drejtimin e klubit anglez.

“Elseidi do të qëndrojë te Napoli”, ka thënë përfaqësuesi i tij, Mario Giuffredi për Radio Kiss Kiss Napoli.

“Ideja që të shkojë të Chelsea, në rast të angazhimit të Sarrit, ndoshta mund të merret pak në konsideratë”, ka shtuar agjenti.

Është spekuluar se edhe mbrojtësi shqiptar do ta ndjekë trajnerin, mirëpo agjenti i tij tash i ka ndërruar fjalët duke theksuar se Hysaj do ta vazhdojë karrierën në Serie A.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco