Spanja emëron trajnerin e ri për Kupën e Botës

Spanja emëron trajnerin e ri për Kupën e Botës

14:06, 13/06/2018

Legjenda Fernando Hierro do të drejtojë kombëtaren e Spanjës në Kupën e Botës.

Lajmi është zyrtarizuar nga Federata Spanjolle e Futbollit e cila ditën e sotme shkarkoi trajnerin Lopetegui.

Shkarkimi i tij erdhi pasi Real Madridi njoftoi dje se Lopetegui do ta marrë drejtimin e klubit madrilen menjëherë pas Kupës së Botës, shkruan e përditshmja spanjolle "AS", raporton SYRI.net.

Ish-mbrojtësi i Real Madridit zëvendëson Lopeteguin që tashmë do të nisë punë te "Los Blancos".

Kujtojmë që ditën e premte Spanja do të luajë ndeshjen e parë në kampionatin Botëror dhe do të ketë një duel shumë të vështirë kundër Portugalisë së Cristiano Ronaldos.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco