Lajmi i fundit

Skandali/ La Repubblica: Rama është tërbuar, ka telefonuar drejtorin e RAI-t

Pas miqësoreve, Bushi i kënaqur me Shpresat: Kemi fituar 5-6 lojtarë të rinj

Pas miqësoreve, Bushi i kënaqur me Shpresat: Kemi fituar 5-6 lojtarë të rinj

13:30, 13/06/2018

Trajneri i Kombëtares Shpresa, Alban Bushi foli për grumbullimin 2 javor dhe 3 ndeshjet miqësore të zhvilluar.

Në një deklaratë për mediat, Bushi u shpreh i kënaqur nga ky grumbullim duke theksuar se kuqezinjtë fituan 5-6 lojtarë cilësorë.

Gjithashtu Bushi foli edhe për sfidën ndaj Spanjës, që e pret në shtator.

“Mendoj që na bëri mirë grumbullimi 2 javor. Ishte i gjatë, dhe lojtarët nuk ishin në 100 përqind. Por përfituam shumë. Ngela shumë i kënaqur. Kemi përfituar 5-6 lojtarë. Ky ishte qëllimi i grumbullimit. Të gjithë lojtarët që ishin për herë të parë e kaluan testin. Siç janë Selhai. Spahiu, Kola, Shabani, Shefiti etj. Do të jenë e ardhmja e Shqipërisë dhe do të luajnë një rol kryesor në eliminatorët. Klubet ku luajnë janë klube shumë të mirë dhe kanë luajtur. Kjo është më e rëndësishme për ne.

Përballja me Spanjën në shtator- Të jem i sinqertë nuk u përgatitëm për Spanjën. Kemi një filozofi loje. Me Spanjën do ta kemi pak të vështirë dhe do mundohemi të luajmë ndryshe me Spanjën. Ata e kanë siguruar kualifikimin. Do mundohemi të marrim lojtarët më të mirë. Do shikojmë çfarë do të marrë Panuçi. Ata që nuk do t’i grumbullojmë do të vijnë te Shpresat. Nuk është i rëndësishëm rezultati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco