Panucci i jep përparësi sulmit për miqësoren me Kosovën

Panucci i jep përparësi sulmit për miqësoren me Kosovën

11:58, 27/05/2018

Shqipëria vazhdon përgatitjet për miqësoren e ditës së martë ndaj Kosovës në Zvicër.

Tekniku italian, Christian Panucci, në stërvitjen e paradites, i ka dhënë udhëzime lojtarëve në fazën sulmuese, ku më së tepërmi ka punuar me krahët.

Nga ajo çfarë u vu re në përgatitjet e zhvilluar ditën e sotme, Kristal Abazaj pritet ta nisë sfidën ndaj Kosovës si titullar së bashku me Roshin.

Panucci ka orientuar së tepërmi edhe mesfushorët e qendrës, Ramadanin dhe Qakën për shpërndarjen e lojës në krah.

Tekniku i Kombëtares duket i kënaqur nga paraqitjet e lojtarëve në stërvitje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco