Dy gafa në finale, portieri i Liverpoolit kërkon falje: S’e di çfarë më ndodhi, ndjehem...

Dy gafa në finale, portieri i Liverpoolit kërkon falje: S’e di çfarë më ndodhi, ndjehem...

10:15, 27/05/2018

Dimensioni i gafave që bëri Loris Karius ta ofron skena pas vërshëllimës finale të Milorad Maziç.

Portieri gjerman ulet në tokë dhe derdh lot si një fëmijë. Dhe askush nga shokët e skuadrës nuk i shkon ta ngushëllojë.

Mendon pas pak çastesh Gareth Bale, heroi i finales dhe autori i golit të tretë, dhuratë pikërisht e portierit gjerman.

Xhiroja në fushë mes lotëve me dënesë, duke i kërkuar falje tifozëve të tij, na afron me dramën e tij sportive, edhe pse duhet të jesh lojtar i niveleve të larta për të kuptuar se çfarë po përjetonte realisht.

Por kjo ishte një vetëvrasje, nga e cila ndoshta ai nuk do ta marrë kurrë veten. “Nuk e di çfarë ndodhi. Më vjen shumë keq për shokët. U përpoqën të më inkurajojnë në dhomat e zhveshjes, por unë ndihem shumë keq”, ishin fjalët e Kariusit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco