Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Lanë finalen në mes, por ‘tronditja’ është më e madhe. Salah e Carvahal rrezikojnë Botërorin

Lanë finalen në mes, por ‘tronditja’ është më e madhe. Salah e Carvahal rrezikojnë Botërorin

09:48, 27/05/2018

Menjëherë sapo pësoi dëmtimin ai shpërtheu në lot dhe e dinte që nuk mund ta vazhdonte më ndeshjen. Por madje ndjeu që mund të humbte edhe Botërorin.

Dëmtimi muskulor mund ta lërë jashtë fushës për një kohë të gjatë Dani Carvahalin, por kjo nuk ishte hera e parë që mbrojtësi spanjoll dëmtohet në finale.

Ai u dëmtua gjithashtu në finalen e “San Siros” ku luajti Reali me Atleticon e Madridit.

Mbrojtësi i djathtë do t’u nënshtrohet analizave për të kuptuar shkallën e dëmtimit të tij me shpresën që do t’ia dalë të jetë në Botërorin e Rusisë, por ata lot treguan shumë për të mos thënë se i thanë të gjitha, si në rastin e të pafatit Salah.

Fillimisht ishte Salah që la fushën e lojës i dëmtuar, ndërsa fati i keq ishte edhe për Carvahal, teksa të dy lojtarët rrezikojnë Botërorin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco