A do largohet Ronaldo? Florentino Perez vihet në siklet dhe jep këtë përgjigje

A do largohet Ronaldo? Florentino Perez vihet në siklet dhe jep këtë përgjigje

09:13, 27/05/2018

Pas ndeshjes së mbrëmshme, por akoma më me rëndësi, pas deklaratave të Ronaldos në lidhje me largimin e mundshëm, foli edhe presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez.

“Mos më pyesni në këtë ditë që po festojmë Championsin, për diçka të tillë. Të gjithë kanë të drejtën të flasin. Por, i rëndësishëm është klubi. Tani jemi duke festuar. Ai ka qenë i lumtur, është i lumtur dhe do vazhdojë të jetë i lumtur. Nuk është çështja do rrijë apo jo, ai ka një kontratë me Realin. Sot është një festë për të gjithë madrilenët, dhe nuk jam këtu për të folur për një lojtar në veçanti. Marrëdhënia ime me Ronaldon është shumë e mirë”, deklaroi Perez.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco