Heroi i finales/ Gareth Bale ‘prish’ festën e Realit: Jam zhgënjyer nga Zidane

Heroi i finales/ Gareth Bale ‘prish’ festën e Realit: Jam zhgënjyer nga Zidane

08:13, 27/05/2018

Gareth Bale është i lumtur për triumfin e Real Madridit, i cili fitoi mbrëmë trofeun numër 13 në Champions League.

Uellsiani shënoi dy gola, teksa ishte heroi i mbrëmjes magjike të Kievit.

Ai ka lëshuar mesazh të qartë edhe trajnerit të tij, Zinedine Zidane, i cili e futi në fushën e lojës në pjesën e dytë si zëvendësues i Iscos

Jam i lumtur për këtë mbrëmje të madhe, por natyrisht që isha i mërzitur që e nisa nga stoli. Më duhet të luaj çdo javë, dhe diçka e tillë nuk ka ndodhur këtë sezon. Kam pasur një dëmtim 5-6 javë, por tashmë jam shumë mirë. Duhet të ulem dhe të diskutoj me agjentin tim për të ardhmen. Jam i zhgënjyer që nuk e nisa nga fillimi, mendoj se e meritoja. Gjithsesi, është trajneri që i merr vendimet”, deklaroi Bale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco