Sot nuk luhet vetëm finalja e CHL, luhet dhe një finale ku fituesi merr 180 mln euro

Sot nuk luhet vetëm finalja e CHL, luhet dhe një finale ku fituesi merr 180 mln euro

15:00, 26/05/2018

Prestigji i Champions League është diçka tjetër, por sot, në Wembley, rreth tri orë para fillimit të Real Madrid-Liverpool, do të zhvillohet një tjetër finale me peshë.

Aston Villa dhe Fulham do të sfidohen për vendin e fundit në Premier League, pas atyre të siguruar nga Wolverhampton e Cardiff, skudrat që kanë zënë respektivisht vendin e parë dhe të dytë në Championship.

Por lajmi që tërheq më shumë vëmendjen dhe e bën më interesante këtë ndeshje ka të bëjë me përfitimin që do të ketë ekipi fitues. Flitet për 180 milion euro. Një shumë e madhe nëse krahasohet me atë që ka vënë në dispozicion UEFA për dy finalistet e Champions, që është rreth 100 milionë euro, bashkë me të ardhurat nga shitja e biletave.

Një vend në Premier League do të thotë lavdi, mundësi për të luajtur kundër më të mirëve në bote dhe shumë, shumë parà. Kjo është meritë e një sistemi, që i jep mundësi edhe skuadrave të vogla të thonë fjalën e tyre në kategorinë kryesore të futbollit anglez.

Kështu, skuadra që do të fitojë sot, sipas përllogaritjeve të bëra nga Deloitte Sports Buisness Group, do të marrë 182 milionë euro për 3-vjeçarin e ardhshëm, 110 prej të cilëve vijnë nga shpërblimet vjetore të Premier League. Në rast mbijetese në fund të sezonit të ardhshëm, njëra mes Aston Villa dhe Fulham mund të fitojnë një total prej rreth 320 milionë eurosh.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco