Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

UEFA zgjedh lojtarin më të shpejtë të Champions Leagues

UEFA zgjedh lojtarin më të shpejtë të Champions Leagues

21:51, 25/05/2018

Ylli i Liverpool, Mohamed Salah, njihet për shpejtësinë e tij, kështu që nuk është një surprizë që ai është renditur i pari në listën e lojtarëve më të shpejtë të këtij edicioni të Champions League.

Egjiptiani këmbëshpejtë është arma më vrasëse e kundërsulmeve të skuadrës së Klopp. Shpejtësia maksimale e regjistruar nga ai në Champions ka qenë 33.8 km/h.

Pas tij vijnë sulmuesi i United, Marcu Rashford (33.5 km/h) dhe mbrojtësi i Manchester City, Kyle Walker (33.3), i cili e ndan vendin e tretë me Ousmane Dembele.

Salah ka shënuar 44 gola në të gjitha kompeticionet dhe do të shpresojë të gjejë rrjetën edhe të shtunën në mbrëmje kundër Real Madrid.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco