Salah njësoj si Messi dhe Ronaldo? Ramos e lë gazetarin me ‘gojë’ hapur

Salah njësoj si Messi dhe Ronaldo? Ramos e lë gazetarin me ‘gojë’ hapur

21:19, 25/05/2018

Sergio Ramos ka thënë se as Mohamed Salah dhe askush tjetër nuk mund të krahasohet me Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin.

Mbrojtësi spanjoll në konferencën e fundit për shtyp para finales me Liverpoolin është pyetur për sezonin që ka pasur këtë vit Salah, dhe për krahasimet e tij me Ronaldon dhe Messin.

“Salah është një lojtar i mrekullueshëm”, nis përgjigja e Ramos.

“Shumë lojtarë vijnë dhe shkojnë, ndërsa disa qëndrojnë (nivele të larta) për një kohë të gjatë. Salah ka bërë një sezon të madh, por Cristiano dhe Messi e kanë bërë këtë me vite të tëra”.

“Është e pamundur të krahasohesh me ata dy”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco