Marcelo frikësohet para finales: Unë e di se çfarë do të heq me Salah

Marcelo frikësohet para finales: Unë e di se çfarë do të heq me Salah

20:24, 25/05/2018

Marcelo ka folur para finales së Champions Leagues ku do të ketë detyrën e vështirë për të ndalur njeriun e momentit, Mohamed Salah.

“Të dy skuadrat pëlqejnë të sulmojnë. Varet se si fillon loja, ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë, jemi gati për finalen, por është finale dhe mund të ndodhë gjithçka. Duhet të presim për të parë se si do të fillojë ndeshje, por mendoj se do të jetë një spektakël për të gjithë të dashuruarit pas futbollit”, ka deklaruar Marcelo.

“Gjërat ndryshojnë gjatë viteve, por jo dëshira për të fituar. Madrid gjithmonë dëshiron të fitojë, ne duam të fitojmë gjithçka”.

“Përballja me Salah do të jetë përgjegjësi e imja, por unë e di se si do ia bëj nesër me të. Liverpool janë një ekip i madh dhe kanë pasur një sezon të madh. Ne nuk mund të mendojnë vetëm për një apo dy lojtarë të tyre. Ata janë një skuadër, dhe skuadra fiton ndeshje. Do të jetë e vështirë, pasi ata gjithmonë luajnë në këtë nivel”, përfundoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco