Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Igli Tare: Jam ndjekës i rregullt i Kombëtares dhe Superligës shqiptare

Igli Tare: Jam ndjekës i rregullt i Kombëtares dhe Superligës shqiptare

19:54, 25/05/2018

Igli Tare ka thënë se është një ndjekës i rregullt i Kombëtares dhe Superligës Shqiptare.

Në një intervistë për “RTSH Sport” drejtori sportiv i Lazios bëri edhe krahasimin mes dy gjeneratave.

“E ndjek me vëmendje. E ndjek Kombëtaren dhe Superligën gjithashtu. Dua të jem në kontakt me futbollin shqiptar. Por nuk dua të komentoj gjërat kur nuk i njoh mirë nga brenda, sepse do të ishte diçka e gabuar. Kombëtarja ka pasur arritje shumë të mirë, si falë punë së De Biazit. Me Panuçin ka një ndërrim gjeneratash dhe duhet kohë dhe besim.A ka ardhur koha që një trajner shqiptar të marrë Shqipërinë, mbajmë mend Hasin për shembull?

Hasi e kishte shansin për të qenë trajner i Kombëtares, por zgjodhi një tjetër destiancion. Trajnerët në Shqipëri janë rritur, si për shembull Skënderbeu me Josën dhe Dajën. Për Kombëtaren e Shqipërisë, ende nuk janë në atë nivel trajnerët shqiptarë, por pse jo, me besim mund ta arrijnë”.

Krahasimi mes gjeneratës tuaj dhe asaj tani te kombëtarja?

Gjenerata ime, ishim të formuar në Shqipëri, por nuk mund të krahasohet me gjeneratën aktuale. Periudha jonë ka qenë aventureske. Ne nuk patëm mundësi të ishim në këtë kohë. Jam i bindur se do të bënim më shumë. Por, nuk mund t’i heq vlerat gjeneratës aktuale. Në atë kohë, Kombëtarja jonë ka pasur lojtarë që luanin në ekipe shumë të mira jashtë, ashtu si tani. Por ne nuk kishim infrastrukturë dhe këto kushte si tani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco