Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Zidane jep këtë deklaratë para finales së Champions Leagues

Zidane jep këtë deklaratë para finales së Champions Leagues

19:31, 25/05/2018

Zinedine Zidane ka dhënë deklaratën e fundit para finales kundër Liverpoolit në Champions Leagues e cila do të zhvillohet ditën e shtunë në orën 20:45.

“Është bërë shumë punë dhe ka talent në këtë skuadër. Për të arritur në finale nuk ishte e lehtë. Jemi të kënaqur që jemi sërish në finale”, tha fillimisht Zidane.

“Duke parë historinë e klubit, çfarë po bëjmë ne tani është diçka e bukur. Jetoj për këtë. Është pasioni im. Jam konkurrues dhe më pëlqen të konkurrojë”.

“Prapa gjithë kësaj pune, nuk jam veç unë por edhe lojtarët gjithashtu. Kur keni dëshirë të punoni dhe jeni në Real Madrid, mund të arrihet ajo që kemi arritur”.

“Kam shumë respekt për Kloppin, ajo që ai ka arritur në futboll është fenomenale. Kam shumë shumë respekt për të, nuk mund të them nëse jemi të ngjashëm, sepse secili trajneri është i ndryshëm”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco